Te Dhena Nga Dollogozhda
Emri DoLLoGoZhde

Në fshat ekzistojnë disa variante për emrin e Dollogozhdës. Pleqtë e fshatit e lidhin me fjalën që kanë përdorë banorët e fshatit Poum, këta kur kanë zbrit poshtë pasi që janë shumë lartë prej Dollogozhdës, kanë thënë -“Dola Poshtë“ dhe kështu ka ngelur emri Dollogozhdë. Një variant tjetër thot se fshati ndodhet në luginën më të ngushtë - Te lugu i ngushtë, që do të thotë se fshati i vjetër nuk ka mundur të duket, dhe pyetjes se ku ndodhet fshati “Te Lugu Osht” ose “Te Logu Oshtë“ që d.m.th. Dollogozhdë. Njëherë nga fusha e Tateshit ka ardhur një udhëtar, kur ka hypur lartë te Zabeli i Beut nuk ka mund të vërej fshatin, udhëtarit I kanë thënë se kur të kalosh zabelin do të shohësh një fshat të vogël, udhëtari pasi nuk e sheh fshatin, kur ka arritur te Vromi ka takuar një bari dhe e ka pyetur ku ndodhet fshati, ai i ka thënë: “se te Lugu Osht”, po si e ka emrin ky fshat e ka pyetur udhëtari, po ja i ka thënë bariu ne i themi Te Lugu Osht, jo më mirë i ka thënë udhëtari ju ti theni Dollogozhdë. Varianti i parë që kanë thën fshatarët e Poumit “Dola poshtë“, me të vërtet kur kanë zbrit nga mali kanë thënë “Dola poshtë“ sepse me të vërtet kan zbrit në rrafshirë këta janë variante të Dollogozhdës. Varianti më i sigurt është se vendbanimi në të kaluarën është quajtur “Guri i bardhë“, por me ardhjen e sllavëve ashtu si që indërruan emrata e shum venbanimeve kështu vepruan edhe me emrin guri i bardhë. Sot në fshat ka dy vende ku quhen Gurët ose guri i bardhë, njëri është mbi fshat kurse tjetri në krastë. Këta gurë të bardhë në krastë mund ti vëresh prej Struge dhe më largë. Flitet se emri Dollogozhdë është me prejardhje slave si që dëshirojnë ta interpretojnë disa njerëz, por pjesa e dytë e emrit nuk korinspondon me as një emër sllav.


Gjeografia E DoLLoGoZhDes

Dollogozhda është e vendosur në rrëzën jugore të malit Karaorman, me lartësi mbidetare afër 800 m dhe kufizohet në lindje me fshatin Zhepin (1,6 km) dhe Koroshisht (2,3 km), në jug me fshatrat: Livadhi (2,8 km) dhe Bixhovë (3,7 km). Në jugperendim me fshatin Novo Sellë (3,1 km), në perendim kufizohet me fshatin Tatesh i Poshtëm (2,9 km), kurse në veri me fshatin Poum (2,9km).

Lidhjet komunikative të fshatit:

Në lindje, Dollogozhda është e lidhur me fshatin Zhepin dhe Koroshisht dhe nëpërmjet rrugëve që kalojnë lumin Sateska dhe dalin në magjistralen Ohër-Shkup. Në juglindje, Dollogozhda lidhet me fshatin Livadhi, përtej lumit Sateska me fshatrat Volin dhe Trebenishtë dhe përsëri lidhet me magjistralen Ohër-Shkup. Ne jugperendim, Dollogozhda lidhet me fshatrat Bixhovë, Novo Sellë, Llozhan dhe del në magjistralen Strugë-Dibër-Shkup, Strugë-Dibër-Peshkopi. Në perdenim, Dollogozhda lidhet me fshatrat Tatesh i Poshtëm, Tatesh i Epërm, Dobovjan, Veleshtë dhe me magjistralen Strugë-Dibër. Nëpërmjet fshatit Tatesh i Poshtëm Dollogozhda lidhet me fshatrat Misllodezhdë, Bogovicë-Toskët dhe përtej me fshatrat e Malësisë Bërcevë, Presojan, Zbazhd, Razhnov dhe përtej me Komunën e Dibrës. Dollogozhda lidhet gjithashtu edhe me rrugët që rrugëtojnë në malin Karaorman. Këtu vlen të permendet rruga e lashtë Dollogozhdë-Cërrckë-Ledina e Koritave, Rrafshat e vogla dhe Rrafshat e mëdha, si dhe rruga Dollogozhdë-Koshare-Kumbulla-Livadhi i Karaxhit deri te Rrafshat e mëdha.

Rrugë të asfaltuara janë rrugët Dollogozhdë-Livadhi-Drasllavicë-Strugë, si dhe rrugët Dollogozhdë-Zhepin-Koroshisht, Dollogozhdë-Tatesh i poshtëm-Misllodezhdë dhe Dollogozhdë-Poum. Edhe rrugët mbrenda në fshat janë të asfaltuara.

Arsimimi

Vlen të theksohet se dollogozhdarët janë arsimdashës. Por kushtet ekonomike dhe politike që kanë dominuar në të kaluarën nuk ndikoshin për një zhvillim më të shpejtë të arsimit në këtë vend.

Shkollat e para happen në kohën e Mbreterisë Sërbo-Kroato-Sllovene në gjuhën sërbe. Mësuesit po ashtu kanë qenë nga Sërbia ose Mali i Zi. Përveç lëndeve të tjera, që janë përshkruajtur në monografinë e Sh.F. "Naim Frashëri", mësohej vetëm një lëndë që u interesonte fshatarëve, lënda për fenë islame të cilën e ka ligjëruar hoxha ose dikush tjetër qe ka pasur njohuri mbi fenë. Por dëshira për të mësuar në gjuhën amtare ka qenë shumë e madhe.

Në gjuhën shqipe u hapën shkollat e para gjatë Luftës së dytë botërore nga ministria e atëhershme e mbretërisë së Shqipërisë kanë vazhduar me punë deri në çlirimin e vendit. Pas mbarimit të Luftës Nacional-Çlirimtare. Prej këtyre shkollave fillore nxënësit e dalluar i vazhduan mësimet në Shkollën e Mesme Normale të Shkupit, ku u regjistruan shumë nxënës nga Dollogozhda.

Mësimet në Normalen e Shkupit në atë kohë i mbaruan me sukses dhe u emëruan mësues keta nxënës nga Dollogozhda: Remzi Qoku, Xhemail Qoku, Ali Zhaku-Aliu, Belqia Dervishi dhe Osman Sela. Para tyre si mësues me kursin e kryer kanë punuar me nxënësit Aqif Dalipi dhe Bilal Bilali. Kuadri me arsim të lartë u krijua më së shumti nga Universiteti i Prishtinës, dhe nga univerzitetet e Shkupit, Beogradiit dhe Zagrebit. Për emrat e të shkulluarve gjegjësisht intelektualëve nuk janë të prezentuara në këtë punim, pasi që janë përmendur në monografinë e shkollës, që është botuar në vitin 1998.

Sa i perket arsimit dhe edukimit te gjenerateve te reja, në këtë drejtim apelojmë që në të ardhmen të insistohet me çdo kusht, që gjeneratat e reja të mësojnë sa më shumë dhe të vazhdojnë shkollimin në shkollat e mesme të përgjithshme dhe profesionale prej ku do ti vazhdojnë studimet në universite të ndryshme. Sepse vetëm duke u shkolluar mund të ecim përpara si dollogozhdarë, por edhe si komb dhe sa më lehtë të mund të integrohemi në proceset demokratike evropiane.

Shkolla fillore në fshatin tonë është ndertuar në vitin 1969. Si objekt shkollor ajo nuk i plotësonte kushtet minimale për mesim bashkëkohor me planet dhe metodat e reja të mesimit interaktiv. Pra duhej të gjithë të angazhohemi që shkolla e jonë të jetë sa më e mirë dhe me kushte sa më të mira. Shkolla jonë u rindërtua në vitin 2001 me inciativë të qytetarëve të Dollogozhdës nga fonde të oragnizuara me vetiniciativë. Më 5 maj të vitit 2006, shkolla jonë që tash e disa vite mbante emrin e Rilindasit tonë të madhë "Naim Frashëri", emërohet me emrin e luftëtarit dhe Komandantit të UÇK-së, bashkëfshatarit tonë te dashur dhe të paharruar "Nuri Mazari-Komandant Struga". Sukseset në këtë shkollë nuk janë duke ndaluar. Ne te ardhmen shpresojmë se do ketë edhe me tutje suksese edhe më të mëdha me të cilat do mburret jo vetëm Dollogozhda por e gjithë Treva Strugane por pse jo edhe gjithë kombi shqiptar.




-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

      TRADITAT DHE KULTURAT KOMBETARE ESHTE RUAJTUR QE ME KOHE

 

 

     Fshati i jone Dollogozhde eshte vendbanim shum i lashte kodrinoromalor i ndertuar ne rreze te malit karaorman ,dhe sot Dollogozhda numeron afer 600 shtepi dhe rreth 3500 banor.Banoret e Dollogozhdes jane mare kryesisht me bujqesi dhe blegtori dhe artizanate te ndryshme.Sipas atyre pak shenimeve,sipas gojdhenave,sipas germimeve arkeologjike por dhe sipas tradites len te kuptohet se eshte vendbanim ilir.

     Kemi qene dhe jemi popull mikeprites dhe bujare.Gjate historise shekullore njihemi si vendas human kemi ndihmuar dhe ndihmojmekur e ka lyp nevoja e vellezerve tane si ne rrethine ashtu edhe me large.

Traditat dhe Kulturat Kombetare Shqiptare te Kombit tone jane ruajtur brez pas brezi.Populli yne ka tradita te shumta qe i ka trashiquar nga te paret tane dhe se mbizotorejno deri tani.Traditat jane percjelle dhe do te percillen akoma, poashtu edhe kulturat e ndryshme qe ka pasu populli yne ne ate kohe.

Te pakta jane shenimet nga e kaluara per te treguar me se miri historikun e vendbanimit tone por ka te shumta jane traditat e nje kulture madheshtore te ruajtur brez pas brezi.

Jane te shumta kremtimet e festive te ndryshme te cilat dhe sot e kesaj dite dite po festohen.Eshte nje tradite qe rrall kush tjeter e gezon.Te ruajtura jane shum festa dhe trashegimi tjera etnokulturore.Jane shum festa qe jane festuar te shoqeruara me rituale te ndryshme si me pregatitije te ushqimeve ashtu dhe te shoqeruara me lojra te ndryshme etnike popullore te shoqeruara po ashtu me vargje te krijuara nga vet populli te cilat jane thene gojarisht ose jan recituar ose kenduar.

Si festa me te njohura jane: Dita e veres, Dita e ujit (kjo dite eshte e njohur si dita e shen gjergjit ku ka filluar vera dhe punet bujqesore), Dita e eremise, Fetsa e veres, Dita e shen mitrit, etj.Jane te shumta keto festa "si dhe ditet tjera festive te tradites se dasmave tona ruatja e asaj tradite.Vlen te permendet edhe veshja karakteristike per vendbanimin tone si per burrat ashtu dhe per grate.

   Ne krahasim me lokalitete tjera te Struges,dhe me gjere dollogozhdaret krenehen me rrapin e tyre,nje dru shum i madhe dhe i larte,i lashte,i bukur me kurore te mahnitshme ne forme te sferes,i cili ndodhet mu ne mes te fshatit.Rrapi per Dollogozhden paraqet histori ne vete,sepse thuhet se eshte i vjeter mbi 200 vjete.Druri i Rrapit eshte i sjellur nga qyteti i Elbasanit pasi qe ky dru rritet ne vende mesdhetare dhe eshte mbjellur ne Dollogozhde.

Vlen te theksohet e Rrapi e ka kuptimin e drunjve te princave dhe se ky dru nuk mbillej ne cdo vend,por ne qytete e fshatra te dalluar si Elbasani,Ohri,Veleshta,etj.

Nen hijen e ketoj rrapi jane mbajtur shum kuvende burrash jane marre shum vendime historike

 

Vlen të theksohet se dollogozhdarët janë arsimdashës. Por kushtet ekonomike dhe politike që kanë dominuar në të kaluarën nuk ndikoshin për një zhvillim më të shpejtë të arsimit në këtë vend.

 

Shkollat e para happen në kohën e Mbreterisë Sërbo-Kroato-Sllovene në gjuhën sërbe. Mësuesit po ashtu kanë qenë nga Sërbia ose Mali i Zi.

 

Në gjuhën shqipe u hapën shkollat e para gjatë Luftës së dytë botërore nga ministria e atëhershme e mbretërisë së Shqipërisë kanë vazhduar me punë deri në çlirimin e vendit. Pas mbarimit të Luftës Nacional-Çlirimtare. Prej këtyre shkollave fillore nxënësit e dalluar i vazhduan mësimet në Shkollën e Mesme Normale të Shkupit, ku u regjistruan shumë nxënës nga Dollogozhda.

Mësimet në Normalen e Shkupit në atë kohë i mbaruan me sukses.Kuadri me arsim të lartë u krijua më së shumti nga Universiteti i Prishtinës, dhe nga univerzitetet e Shkupit, Beogradiit dhe Zagrebit.Sa i perket arsimit dhe edukimit te gjenerateve te reja, në këtë drejtim apelojmë që në të ardhmen të insistohet me çdo kusht, që gjeneratat e reja të mësojnë sa më shumë dhe të vazhdojnë shkollimin në shkollat e mesme të përgjithshme dhe profesionale prej ku do ti vazhdojnë studimet në universite të ndryshme. Sepse vetëm duke u shkolluar mund të ecim përpara si dollogozhdarë, por edhe si komb dhe sa më lehtë të mund të integrohemi në proceset demokratike evropiane.

 

Sukseset në këtë shkollë nuk janë duke ndaluar. Ne te ardhmen shpresojmë se do ketë edhe me tutje suksese edhe më të mëdha me të cilat do mburret jo vetëm Dollogozhda por e gjithë Treva Strugane por pse jo edhe gjithë kombi shqiptar.

Edhe pse akoma te pa ndricuara mire dime dhe kemi mesuar se jemi popull me histori shum te lavdishme dhe me tradite etnokulturore shum shekullore.Shpresojme se historianet tane do ti hyne nje pune mjaft te rende shkencore per te nxjerre ne drite historine si ate me te hershme ashtu dhe kete me te voneshme.

Eshte detyr dhe obligim i jone qe brezave qe vin pas tu leme ne menyre sa me origjinale historine dhe traditat tona shekullore.

Sipas shenimeve historike dhe gojedhenave jemi popull qe kemi trguar heroizem te pa shoq duke u dale ne ndihme vellezerve tane ne te gjitha trojet etnike.

RADIO ARTA LIVE
 

FOTO E JAVES
 
VIDEO E JAVES
 

POEZIJA E JAVES
 

ZOTI TI DHE UNE

Zoti Krijoj Token
Toka Tkrijoj Ty
Ti Linde Per Mua
Une Vdes Per Ty

BASHKPUNIME
 

www.RadioArta.Org

www.VS-Networks.Net

www.Dollogozhda.be

www.Kumanova24.Ch
www.gjithqka.info www.KaloMir.Com

www.KHG-Crew.Ws 

www.VideoShqipe.Ch

 

www.sporti-ks.com

 
Ndalohet Kopijimi Rreptesisht ----------------------------------Vizitoret Ne www.DoLLoPortaLL.Ch Jane --> 300266 visitatori
CopyRight By DoLLoPortal.Ch - Kontakt@DoLLoPortal.Ch Design By DoLLoPortal.Ch Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente