Barcoleta
Brusha

Flasin dy policë:

- Dje e bleva një brushë për WC.

- Edhe?

- Epo si të them, diqysh me letër më lehtë më dukej...

________________________________________________________________

Gjasa

Vjen njëri në vizitë tek miku i tij në spital, dhe pyet motrën medicinale:

- A ka more ky miku im ndonjë gjasë?

- Nuk do të thosha që po... nuk është tip i imi!, ia kthen ajo.

______________________________________________________________

Siguria

Flasin dy biondina:

- A ke dëgjuar se pastruesin tonë të oxhaqeve e ka shtypur automjeti?

- Katastrofë! Nuk kemi mbetur të sigurta më as në kulm!, ia kthen tjetra.

______________________________________________________________

Olimpiada

Rri shtrirë gjyshi në krevat dhe shikon Olimpiadën, derisa gjyshja i thotë:

- Ti sigurisht do të kishe dëshirë që seksi të jetë disiplinë olimpike, dhe të marrësh pjesë çdo katër vite.

_______________________________________________________________

Liga e Kampionëve

Pyet mësuesja Shulin:

- Shul, sa është larg Plutoni prej Diellit?

- Aq sa është larg KF Drita prej Ligës së Kampionëve.

________________________________________________________________

Jarania

Vjen Rrusta në shtëpi dhe e gjen në krevat me jaranin e tij më të mirë.

Pa iu trembur syri, nxjerr revolen dhe e vret.

Faza e shikon dhe i thotë:

- Ehh, more Rrusta jem, në ja fillofsh ti kështu, paske me mbet pa asnjë jaran!

_______________________________________________________________

EURO 2012

Pyet njëra biondinë tjetrën:
- Çfarë mendon ti, kush do ta fitojë kampionatin evropian 2012?

- Ma merr mendja Brazili – ia kthen tjetra.

________________________________________________________________

Skënderbeu

Vjen një fshatar i vjetër në Prishtinë, dhe pyet një polic se ku gjendet Skënderbeu?

- A more mixhë, po edhe budalla më i madh e di këtë punë!

- Po bre mixhë, po pikërisht për këtë po të pyes ty – ia kthen fshatari!

________________________________________________________________
RADIO ARTA LIVE
 

FOTO E JAVES
 
VIDEO E JAVES
 

POEZIJA E JAVES
 

ZOTI TI DHE UNE

Zoti Krijoj Token
Toka Tkrijoj Ty
Ti Linde Per Mua
Une Vdes Per Ty

BASHKPUNIME
 

www.RadioArta.Org

www.VS-Networks.Net

www.Dollogozhda.be

www.Kumanova24.Ch
www.gjithqka.info www.KaloMir.Com

www.KHG-Crew.Ws 

www.VideoShqipe.Ch

 

www.sporti-ks.com

 
Ndalohet Kopijimi Rreptesisht ----------------------------------Vizitoret Ne www.DoLLoPortaLL.Ch Jane --> 300252 visitatori
CopyRight By DoLLoPortal.Ch - Kontakt@DoLLoPortal.Ch Design By DoLLoPortal.Ch Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente