Në fshat ekzistojnë disa variante për emrin e Dollogozhdës. Pleqtë e fshatit e lidhin me fjalën që kanë përdorë banorët e fshatit Poum, këta kur kanë zbrit poshtë pasi që janë shumë lartë prej Dollogozhdës, kanë thënë -“Dola Poshtë“ dhe kështu ka ngelur emri Dollogozhdë. Një variant tjetër thot se fshati ndodhet në luginën më të ngushtë - Te lugu i ngushtë, që do të thotë se fshati i vjetër nuk ka mundur të duket, dhe pyetjes se ku ndodhet fshati “Te Lugu Osht” ose “Te Logu Oshtë“ që d.m.th. Dollogozhdë. Njëherë nga fusha e Tateshit ka ardhur një udhëtar, kur ka hypur lartë te Zabeli i Beut nuk ka mund të vërej fshatin, udhëtarit I kanë thënë se kur të kalosh zabelin do të shohësh një fshat të vogël, udhëtari pasi nuk e sheh fshatin, kur ka arritur te Vromi ka takuar një bari dhe e ka pyetur ku ndodhet fshati, ai i ka thënë: “se te Lugu Osht”, po si e ka emrin ky fshat e ka pyetur udhëtari, po ja i ka thënë bariu ne i themi Te Lugu Osht, jo më mirë i ka thënë udhëtari ju ti theni Dollogozhdë. Varianti i parë që kanë thën fshatarët e Poumit “Dola poshtë“, me të vërtet kur kanë zbrit nga mali kanë thënë “Dola poshtë“ sepse me të vërtet kan zbrit në rrafshirë këta janë variante të Dollogozhdës. Varianti më i sigurt është se vendbanimi në të kaluarën është quajtur “Guri i bardhë“, por me ardhjen e sllavëve ashtu si që indërruan emrata e shum venbanimeve kështu vepruan edhe me emrin guri i bardhë. Sot në fshat ka dy vende ku quhen Gurët ose guri i bardhë, njëri është mbi fshat kurse tjetri në krastë. Këta gurë të bardhë në krastë mund ti vëresh prej Struge dhe më largë. Flitet se emri Dollogozhdë është me prejardhje slave si që dëshirojnë ta interpretojnë disa njerëz, por pjesa e dytë e emrit nuk korinspondon me as një emër sllav.
Gjeografia E DoLLoGoZhDes
Dollogozhda është e vendosur në rrëzën jugore të malit Karaorman, me lartësi mbidetare afër 800 m dhe kufizohet në lindje me fshatin Zhepin (1,6 km) dhe Koroshisht (2,3 km), në jug me fshatrat: Livadhi (2,8 km) dhe Bixhovë (3,7 km). Në jugperendim me fshatin Novo Sellë (3,1 km), në perendim kufizohet me fshatin Tatesh i Poshtëm (2,9 km), kurse në veri me fshatin Poum (2,9km).
Lidhjet komunikative të fshatit:
Në lindje, Dollogozhda është e lidhur me fshatin Zhepin dhe Koroshisht dhe nëpërmjet rrugëve që kalojnë lumin Sateska dhe dalin në magjistralen Ohër-Shkup. Në juglindje, Dollogozhda lidhet me fshatin Livadhi, përtej lumit Sateska me fshatrat Volin dhe Trebenishtë dhe përsëri lidhet me magjistralen Ohër-Shkup. Ne jugperendim, Dollogozhda lidhet me fshatrat Bixhovë, Novo Sellë, Llozhan dhe del në magjistralen Strugë-Dibër-Shkup, Strugë-Dibër-Peshkopi. Në perdenim, Dollogozhda lidhet me fshatrat Tatesh i Poshtëm, Tatesh i Epërm, Dobovjan, Veleshtë dhe me magjistralen Strugë-Dibër. Nëpërmjet fshatit Tatesh i Poshtëm Dollogozhda lidhet me fshatrat Misllodezhdë, Bogovicë-Toskët dhe përtej me fshatrat e Malësisë Bërcevë, Presojan, Zbazhd, Razhnov dhe përtej me Komunën e Dibrës. Dollogozhda lidhet gjithashtu edhe me rrugët që rrugëtojnë në malin Karaorman. Këtu vlen të permendet rruga e lashtë Dollogozhdë-Cërrckë-Ledina e Koritave, Rrafshat e vogla dhe Rrafshat e mëdha, si dhe rruga Dollogozhdë-Koshare-Kumbulla-Livadhi i Karaxhit deri te Rrafshat e mëdha.
Rrugë të asfaltuara janë rrugët Dollogozhdë-Livadhi-Drasllavicë-Strugë, si dhe rrugët Dollogozhdë-Zhepin-Koroshisht, Dollogozhdë-Tatesh i poshtëm-Misllodezhdë dhe Dollogozhdë-Poum. Edhe rrugët mbrenda në fshat janë të asfaltuara.
Arsimimi
Vlen të theksohet se dollogozhdarët janë arsimdashës. Por kushtet ekonomike dhe politike që kanë dominuar në të kaluarën nuk ndikoshin për një zhvillim më të shpejtë të arsimit në këtë vend.
Shkollat e para happen në kohën e Mbreterisë Sërbo-Kroato-Sllovene në gjuhën sërbe. Mësuesit po ashtu kanë qenë nga Sërbia ose Mali i Zi. Përveç lëndeve të tjera, që janë përshkruajtur në monografinë e Sh.F. "Naim Frashëri", mësohej vetëm një lëndë që u interesonte fshatarëve, lënda për fenë islame të cilën e ka ligjëruar hoxha ose dikush tjetër qe ka pasur njohuri mbi fenë. Por dëshira për të mësuar në gjuhën amtare ka qenë shumë e madhe.
Në gjuhën shqipe u hapën shkollat e para gjatë Luftës së dytë botërore nga ministria e atëhershme e mbretërisë së Shqipërisë kanë vazhduar me punë deri në çlirimin e vendit. Pas mbarimit të Luftës Nacional-Çlirimtare. Prej këtyre shkollave fillore nxënësit e dalluar i vazhduan mësimet në Shkollën e Mesme Normale të Shkupit, ku u regjistruan shumë nxënës nga Dollogozhda.
Mësimet në Normalen e Shkupit në atë kohë i mbaruan me sukses dhe u emëruan mësues keta nxënës nga Dollogozhda: Remzi Qoku, Xhemail Qoku, Ali Zhaku-Aliu, Belqia Dervishi dhe Osman Sela. Para tyre si mësues me kursin e kryer kanë punuar me nxënësit Aqif Dalipi dhe Bilal Bilali. Kuadri me arsim të lartë u krijua më së shumti nga Universiteti i Prishtinës, dhe nga univerzitetet e Shkupit, Beogradiit dhe Zagrebit. Për emrat e të shkulluarve gjegjësisht intelektualëve nuk janë të prezentuara në këtë punim, pasi që janë përmendur në monografinë e shkollës, që është botuar në vitin 1998.
Sa i perket arsimit dhe edukimit te gjenerateve te reja, në këtë drejtim apelojmë që në të ardhmen të insistohet me çdo kusht, që gjeneratat e reja të mësojnë sa më shumë dhe të vazhdojnë shkollimin në shkollat e mesme të përgjithshme dhe profesionale prej ku do ti vazhdojnë studimet në universite të ndryshme. Sepse vetëm duke u shkolluar mund të ecim përpara si dollogozhdarë, por edhe si komb dhe sa më lehtë të mund të integrohemi në proceset demokratike evropiane.
Shkolla fillore në fshatin tonë është ndertuar në vitin 1969. Si objekt shkollor ajo nuk i plotësonte kushtet minimale për mesim bashkëkohor me planet dhe metodat e reja të mesimit interaktiv. Pra duhej të gjithë të angazhohemi që shkolla e jonë të jetë sa më e mirë dhe me kushte sa më të mira. Shkolla jonë u rindërtua në vitin 2001 me inciativë të qytetarëve të Dollogozhdës nga fonde të oragnizuara me vetiniciativë. Më 5 maj të vitit 2006, shkolla jonë që tash e disa vite mbante emrin e Rilindasit tonë të madhë "Naim Frashëri", emërohet me emrin e luftëtarit dhe Komandantit të UÇK-së, bashkëfshatarit tonë te dashur dhe të paharruar "Nuri Mazari-Komandant Struga". Sukseset në këtë shkollë nuk janë duke ndaluar. Ne te ardhmen shpresojmë se do ketë edhe me tutje suksese edhe më të mëdha me të cilat do mburret jo vetëm Dollogozhda por e gjithë Treva Strugane por pse jo edhe gjithë kombi shqiptar.